AKTUALITET, 27 Janar 2018, 16:47

Manjani: Opozita duhet të tregojë që është alternativa më e mirë

Manjani: Opozita duhet të tregojë që është alternativa

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, pas protestës së sotme, përmes një statusi në rrjetet sociale tha se “tani është radha e Opozitës të tregojë që është alternativa më e mirë!”.

Statusi i Manjanit

Propaganda, arroganca, padrejtësia, kërcënimi policor nuk i bëjnë më punë Rilindjes!

Pjesëmarrja masive e njerëzve flet më shumë se asgjë tjetër!

Tani është radha e Opozitës të tregojë që është alternativa më e mirë!