TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fatos Lubonja u shpreh se nëse kalon projektligji për Teatrin në Kuvend atëherë është një çështje alarmi dhe shembja e godinës ndalohet duke përdorur formën e protestës si ajo për taksen në Rrugën e Kombit.
“Ka një arrogancë të paparë. Nëse kalon Teatri është një çështje alarmi. Jemi para një çmendurie ku ca njerëz nuk njohin kufi për të grabitur. Shembja e Teatrit ndalohet duke përdorur formën e protestës së Kukësit. Këtu kemi të bëjmë me një çmenduri kolektive që mendojnë se paraja është gjithçka. Më përpara nuk ishte çmendur kaq keq dhe kishte edhe konkurse. Si ka mundësi që bëhet një vepër kaq e rëndësishëm dhe nuk ka konkurs. Veliaj është vënë si instrument i Edi Ramës apo si përfaqësues i qytetarëve?”- tha Lubonja në rubrikën “Opinion” në News 24.
