AKTUALITET, 3 Korrik 2018, 16:58

E bujshme nga Spanja, Reali pranon ofertën 100 mln euro nga Juventusi për Ronaldon

E bujshme nga Spanja, Reali pranon ofertën 100 mln euro nga Juventusi
Kristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Madridi këtë verë, dhe raportimet më të fundit nga Spanja, bëjnë me dije se Reali ka vendosur të pranojë ofertën prej 100 milionë eurosh nga Juventusi për portugezin.

“La Sexta” raporton se Ronaldo do të përfitojë një rrogë prej 30 milionë eurosh në sezon tek Juventusi, dhe se me “zonjën” do të firmosë një kontratë 4 vjeçare. Gjithsesi, tashmë pritet vendimi i vetë Ronaldos për një transferim të tillë.