AKTUALITET, 3 Korrik 2018, 18:05

S’ka shqiponjë në çerekfinale, Suedia kualifikohet me një gol aksidental

Një gjuajtje e Emil Forsbergut (66’), e devijuar drejt portës nga Manuel Akanji, i mjaftoi Suedisë për të mposhtur 1-0 Zvicrën, për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Botërorit.

Eleminohet Zvicra e “katër muskutierëve” shqiptarë – me dy raste të pastra të Xhemailit dhe Shaqirit – por që krijoi një volum të madh loje, boll të llogaritësh se goditjet e këndit ishin 11-3 në favor të zviceranëve (64%-36% kontrolli i topit).

Në mbrëmje do të luhet ndeshja e fundit e raundit të 1/8-ave, ajo midis Kolumbisë dhe Anglisë, me fituesen që do të luajë kundër Suedisë.

/TPZ.AL/