TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ançeloti është ende i pavendosur dhe ish-trajneri i Interit, Roberto Mançini duket se ka parakaluar të gjithë rivalët. Në fund të sezonit do të japë dorëheqjen nga drejtimi i Zenitit.
Karlo Ançeloti duket se ka dalë nga skena dhe gjithmonë e më pranë stolit të Italisë është Mançini, i cili sot do të drejtojë skuadrën e tij në Rusi dhe nesër do të zbarkojë në Romë. Ka fiksuar një takim me drejtuesit e Federatës, por ende nuk është koha e firmës.
Mançini ka ende kontratë me Zenitin dhe me klubin rus i duhet të jetë transparent. Me siguri trajneri do të japë dorëheqjen në fund të kampionatit, më 13 maj. Dhe nëse trajneri i ri i Italisë do të jetë Mançini, skuadra ndryshon faktikisht. Një emër për sulmin? Mario Baloteli po kalon një formë shumë të mirë dhe me ish-trajnerin e tij në stol, sigurisht që do të ketë një vend.