TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sa herë që Italia ka kaluar fazën e grupeve në Evropian, më pas gjithnjë ka qenë një ndeshje për azurrët që është vendosur nga gjuajtjet e 11-metërshave.
Dhe në këtë statistikë fati nuk ka qenë me ta, Italia është eliminuar shtatë herë nga penalltitë dhe vetëm tre herë ka avancuar më tej.
Nisur nga kjo, Roberto Mancini në javën e fundit ka menduar edhe për 11-metërshat.
Trajneri italian ka vendosur tashmë se cilët do të jenë ata që do të shkelmojnë pesë penalltitë, duke nisur nga ndeshja me Austrinë, në rast se koha e rregullt dhe shtesa përfundon në barazim.
Jorginho, Immobile, Acerbi, Berardi dhe Bonucci do të paraqiten nga njëmbëdhjetë metrat nëse do të jetë e nevojshme. Jorginho është më i sakti, edhe te Chelsea ai gjuan gjithnjë penalltitë dhe vetëm një ka humbur.
Immobile gjithashtu është i saktë te Lazio, Acerbi nuk është provuar nga pika e bardhë pikërisht se gjuan Immobile te Lazio.
Berardi gjithashtu ka bërë mirë te Sassuolo, ndërsa ka pak dyshime te Bonucci, që ka humbur dy penallti kohët e fundit.
Donnarumma është një garanci në portë edhe për penalltitë. Ai ka pritur tetë të tilla nga 32 në total, ndërsa kanë përfunduar jashtë, traversë ose shtyllë.