SPORT, 26 Prill 2020, 11:57

Mancini: Për mua më mirë është të mos rifillojë Serie A, iu tregoj arsyen!

Mancini: Për mua më mirë është të mos


Roberto Mancini ka dhënë komentet e tij për situatën kaotike që po përjeton futbolli dhe veçanërisht në Itali ku numri i të prekurve me koronavirus është më i madh.

Trajneri i kombëtares italiane beson se për përfaqësuesen e tij do të ishte më mirë të mos fillojë sezo

“Të jem i sinqertë, edhe unë jam ngopur me qëndrimin brenda. 60 ditë mjaftojnë për ta çmendur një njeri”, ka thënë Mancini.

“Si trajner i kombëtares, mund të them se do të ishte më mirë që Serie A të mos fillojë, sepse nëse futbollistët do të luajnë shumë ndeshje gjatë verës, nuk do të kenë pushim mjaftueshëm dhe mund të pësojnë dëmtime”, ka shtuar trajneri.

“Gjithsesi, unë e di se lojtarët mezi presin të kthehen në fushë”, ka thënë ndër të tjera Mancini.

Kujtojmë që si pasojë e pandemisë së koronavirusit është shtyrë Kampionati Europian për vitin 2021.