TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zlatan Ibrahimovic vazhdon të mbetet unik në stil!
Sulmuesi 38-vjeçar, i cili deri në fund të sezonit është nën kontratë me Milanin, aktualisht në këtë periudhë pauze prej pandemisë Covid-19 ndodhet në Suedi, ku masat e mara nga qeveria për izolimin janë disi më të përballueshme.
Zlatan për momentin po stërvitet me skuadrën e Hammarby, ku zotëron edhe një pjesë të aksioneve.
Ndërkaq, përveç stërvitjeve, klubi suedez ka zhvilluar edhe një miqësore të vogël kundër Frej. Hammarby koleksionoi një fitore, ndërsa Zlatan tregoi se nuk e ka harruar zakonin dhe ia doli të gjente edhe rrugën e rrjetës.
Përshtypje bëri fanella që kishte veshur 38-vjeçari. Bluza e tij mbante një mesazh të veçantë dhe që i përshtatej stilit të Ibrës: “Sot jam i fortë”, ishte shkruar në të.
Ky mesazh i Ibrës ka shërbyer edhe si një sinjal për Milanin, me suedezin që pyetjes së një gazetari lidhur me një rinovim të mundshëm me Milanin, i është përgjigjur me fjalët: “Të shohim sesi do të përfundojë”.