TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë kësaj kohe pandemie ndihma e çdokujt është shumë e nevojshme.
Mënyra më e mirë për momentin për t’iu shmangur infektimit masiv me koronavirus është qëndrimi në shtëpi, por kjo mënyrë jetese është e vështirë, pasi duhet një organizim gati perfekt nga ana e autoriteteve, përsa i përket plotësimit të nevojave jetike të njerëzve.
Këtë perfeksion e ka të pamundur ta arrijë edhe Anglia, që është një superfuqitë e Europës në të gjitha fushat. Autoritetet dhe bizneset private bëjnë thirrje për vullnetarë dhe shumë prej tyre janë përgjigjur. Një prej të vetofruarve është edhe Zhoze Murinjo.
Klubi i Totenhemit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bën me dije se trajneri i skuadrës do të punojë vullnetarisht si shofer.
Murinjo ka deklaruar se do të ndihmojë për të shpërndarë ushqimin nga qendra stërvitore e Totenhemit drejt pikës së shpërndarjes në stadiumin e klubit.
https://twitter.com/SpursOfficial/status/1253307638382804994