TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nëpërmjet një shkrese dërguar Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe asaj të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Federata Shqiptare e Futbollit ka kërkuar që kampionatet kombëtare të futbollit të rifillojnë aktivitetin, më 20 maj, ndërkohë që në datën 2 maj skuadrat të nisin stërvitjen pa kontakt fizik.
Në qoftë se kjo gjë aprovohet, atëherë është planifikuar që futbolli shqiptar të ulë siparin, më 26 korrik, sipas kalendarit të publikuar nga FSHF.
Ky do të ishte skenari optimal për t’i përfunduar takimet më herët se 3 gushti, data përfundimtare e udhëzuar nga UEFA një ditë më parë.
Por, nëse kushtet shëndetësore nuk do ta lejojnë zhvillimin e ndeshjeve sipas këtij kalendari, atëherë FSHF ka gati të paktën edhe dy plane të tjera për zhvillimin e ndeshjeve çdo tri ditë.