SPORT, 24 Prill 2020, 16:45

“Do të jetë goditje e madhe në merkato”, Reja i sugjeron skuadrës italiane futbollistin e Kombëtares

“Do të jetë goditje e madhe në merkato”, Reja i

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ka dhënë një prononcim për radion italiane “Kiss Kiss Napoli”, ku veç të tjerave, ka folur edhe për një transferim të mbrojtësit të Kombëtares, Marash Kumbulla, drejt skuadrës së Xhenaro Gatuzos.

Tekniku italian nuk i ka kursyer elozhet për shqiptarin.

Dua ta uroj Napolin që e transferoi Rrahmanin, e kam parë vetë këtë futbollist dhe ka për ta gjetur veten shumë mirë me fanellën e kësaj skuadre.

Kumbulla është një lojtar i shkëlqyeshëm që mund të merret nga Verona. Napoli mund të bënte një goditje të madhe me të në merkato, por ka edhe shumë klube të tjera italiane që e duan në Itali: Milan, Inter dhe Juventus, por edhe skuadra të tjera të njohura jashtë Italisë.

Afrimi i Kumbullës do të ishte vërtet një tjetër goditje e madhe për të kaltrit. Unë kam kujtime të shkëlqyera te Napoli, i kujtoj me nostalgji ato vite. Akoma më dërgojnë video dhe foto, para disa ditësh më dërguan një video nga fitorja kundër Interit me një gol të shkëlqyer të Zalajetës”, - u shpreh Reja.