TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Italia është një nga skuadrat që ka bindur më shumë në Europian dhe nesër do të matë forcat me Spanjën në gjysmëfinalen e programuar për në “Wembley”, por në fund vetëm njëra mes dy ekipeve do të qëndrojë në Londër për finalen e madhe dhe tjetra do të kthehet në shtëpi.
Trajneri Roberto Mancini doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku foli me superlativa për Spanjën dhe trajnerin e saj Luis Enrique, teksa tha se sfida me “Furia Roja”-n do të jetë ndryshe nga ajo me Belgjikën.
“Do të jetë një sfidë shumë e vështirë dhe tërësisht ndryshe nga ajo me Belgjikën. Spanja është një skuadër shumë e organizuar dhe ndonëse me shumë lojtarë të rinj, ka një trajner të zotë, që bën të luajnë mirë ekipet e tij”, u shpreh Mancini.
Ciro Immobile ka përfunduar në qendër të kritikave, pasi nuk ka shënuar në ndeshjet e fundit, megjithatë Mancini nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e tij as në gjysmëfinalen ndaj Spanjës, teksa pranoi se në dyshim është kapiteni Chiellini.
“Immobile është në qendër të kritikave, por zakonisht lojtarët e mëdhenj përgjigjen në fushë, duke vendosur ndeshje vendimtare si ajo nesër, ndaj do ta nisë nga minuta e parë. Belotti dhe Toloi nuk janë stërvitur me ekipin, por janë gati për nesër, ndërsa Chiellini është në dyshim, por në çdo rast Acerbi dhe Bastoni janë në formë mjaft të mirë dhe gati të luajnë”, deklaroi tekniku i “të kaltërve”.