SPORT, 4 Korrik 2021, 14:23

Van de Beek tentohet nga Real Madrid, në Angli zbulojnë prapaskenat

Van de Beek tentohet nga Real Madrid, në Angli zbulojnë prapaskenat

Donny van de Beek ishte kryefjala e merkatos së Real Madrid, por në fund holandezi u transferua në Premier League te Manchester United.

“Djajtë e kuq” paguan 40 milion sterlina tek Ajax, por mesfushori ka gjetur pak hapësira te skuadra angleze dhe ndryshimi i skuadrës këtë verë është një opsion.

Daily Star shkruan se United është gati të pranojë propozimin e Real Madrid për ta huazuar një sezon në këmbim të 2 milion sterlinave.

Real Madrid nuk është i gatshëm ta blejë përfundimisht tani për shkak të situatës financiare.

Verën e vitit 2022 mund të mbyllet marrëveshja për shitjen përfundimtare dhe United synon të marrë mbrapsht 40 milionët e shpenzuara vjet.

Veç Real Madrid, edhe Ajax ka tentuar ta rikthejë Van de Beek.

Gjithsesi United e ka refuzuar këtë opsion dhe po tenton ta transferojë te Reali, pavarësisht se mesfushori do të donte të luftonte për një vend titullari te “Djajtë e kuq”.