SPORT, 5 Korrik 2021, 12:44

Jo vetëm United pas Pjanic, në garë edhe një tjetër klub i Premier League

Jo vetëm United pas Pjanic, në garë edhe një tjetër

Miralem Pjanic është jashtë planeve të Barcelonës. Katalanasit janë të gatshëm ta lënë të lirë mesfushorin dhe të kursejnë pagën.

Nëse kjo ndodh, atëherë lista e klubeve që do e tentonin do të bëhej edhe më e gjatë.

Daily Express në Britaninë e Madhe raporton se Tottenham e ka marrë seriozisht dhe po tenton ta transferojë Pjanic.

Mesfushori njihet mirë nga drejtori sportiv i londinezëve, Fabio Paratici, i cili ka qenë në të shkuarën te Juventusi bashkë me Pjanic.

Thuhet se Tottanham po fiton garën me Manchester United për shërbimet e mesfushorit boshnjak.