TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Franca zhgënjeu në Euro 2020. Kampionët në fuqi të botës fituan vetëm një nga katër ndeshjet e luajtura në turneun prestigjioz.
Zvicra i nxori jashtë dhe dështimi në raundin e 1/8-ve është përjetuar keq tek ekipi i Didier Deschamps.
Atmosfera brenda skuadrës nuk ka qenë aspak e mirë. Në fillim thumbimet e Oliver Giroud ndaj Kylian Mbappe dhe më pas akuzat e nënës së Adrien Rabiot ndaj Paul Pogba dhe Mbappe.
Po jo vetëm kaq. Le Parisien zbulon edhe një debat të kryer gjatë takimit me Zvicrën. 120 minutat përfunduan në barazim 3-3, teksa fati i penalltive i buzëqeshi kombëtares helvete.
Zhgënjimi pas eliminimit
Protagonistët e debatit? Raphël Varane (Real Madrid), Paul Pogba (Manchester United) dhe Benjamin Pavard (Bayern Munchen).
“Benj (Pavard) mendon se ti nuk po na ndihmon në mbrojtje“, i është drejtuar Varane mesfushorit të United.
Pogba iu afrua më pas mbrojtësit të Bayernit: Çfarë dreqin ke?
Fjalë që sollën zemërimin e lojtarit të kampionëve të Gjermanisë. Pavard nuk u përmbajt dhe nisi të ofendonte keq Paul Pogba, sikurse shkruan media franceze.