AKTUALITET, 27 Dhjetor 2018, 13:51

Makina përplas shpërndarësin e picave në Fier

Makina përplas shpërndarësin e picave në Fier

Një aksident ka ndodhur në lagjen 1 maj të qytetit të Fierit. Burime për ‘Balkanweb’ bëjnë me dije se një automjet ka përplasur një shpërndarës picash, duke shkaktuar dëme të mëdha te ky i fundit.

I demtuari 45 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i dihur është goditur në kokë dhe ndodhet në sallën e operacionit në gjendje të rëndë.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.