TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka qenë në emisionin "Përballë" , në momentin që Bild ka publikuar një seri tjetër me 10 përgjime, që dëshmojnë manipulimin e zgjedhjeve në Dibër.
Kryeministri i ka quajtur përgjimet në përgjithësi, "një lojë të rrezikshme", që nuk mund të shërbejnë si prova.
“Është shumë e rrezikshme loja e përgjimeve, mund të kthejnë komplet vemendjen e të vërtetën, duke u nisur nga biseda që dëgjohet në to. Muhabetet e telefonit mund të jenë një bazë për të shkuar te prova, por mund të jenë edhe jashtë konteksti. Psh. unë nganjëherë them “Po Po vlla”, kur një gjë nuk.Pra, janë gjëra që duhen futur në rrugën e ligjit e të diskutohen vetëm në bazë të ligjit.” deklaroi Rama.
/TPZ.al/