AKTUALITET, 15 Maj 2020, 09:35

Makina përplas motoçikletën në Shkodër, plagoset rëndë drejtuesi

Makina përplas motoçikletën në Shkodër, plagoset


Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Shkodër ku si pasojë është plagosur një person.

Burime për Abc News bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në lagjen Perash të Shkodrës, ku një makinë ka përplasur një motoçikletë dhe si pasojë është plagosur rëndë drejtuesi i kësaj të fundit.

Ndër të tjera mësohet se i plagosuri është dërguar në Spitalin Rajonal për të marrë ndihmën mjekësore