TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grua 57 vjeçare është vënë në pranga pasi ka kanosur me armë zjarri fqinjën e saj. Policia e Durrësit bën me dije se ka arrestuar shtetasen N. P., 57 vjeçe, banuese në Hamallaj, Durrës.
“Kjo shtetase, më datë 14.05.2020, në Hamallaj, Durrës, ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasen A. K., 29 vjeçe, banuese në Tiranë”, bën me dije policia.
Gjatë kontrollit në banesë janë gjetur një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.
Njoftimi:
Një 57-vjeçare nga Durrësi ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka kanosur me armë zjarri fqinjën e saj. Ngjarja ka ndodhur dje në Hamallaj të Durrësit.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet N.P., ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasen A. K., 29 vjeçe, banuese në Tiranë.
Ndërkohë, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak.
Pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një shtëpi të braktisur, disa metra larg banesës së shtetases N. P., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë dhe 27 fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.