AKTUALITET, 11 Nëntor 2019, 21:07

Makina dhe furgoni përplasen në aksin Korçë-Pogradec, nuk ka të plagosur

Makina dhe furgoni përplasen në aksin Korçë-Pogradec, nuk

Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Bulgarec, kurse raportohet se nuk ka persona të plagosur, por vetëm dëme materiale.

Në këtë aksident janë përfshirë një makinë e një mjet tip furgon. Policia është në vendngjarje për të hetuar këtë aksident, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.