TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkë me numrin e ulët të rasteve të reja në 24 orë, me vetëm katër persona pozitivë, lajm i mirë vjen edhe nga gjendja e pacienteve në dy spitalet COVID në vend.
Dr. Rovena Daja, nga Instituti i Shëndetit Publik, njoftoi gjatë deklaratës së sotme për mediat, se të shëruar në 24 orët e fundit janë edhe 28 qytetarë.
“682 qytetarë janë shëruar, ose rreth 78% e të gjithë të prekurve. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 24 pacientë dhe vetëm një prej tyre është në terapi intensive”- theksoi ajo.
Sipas saj, me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.
“Nga fillimi i epidemisë, deri tani, në vendin tonë janë kryer 11332 testime, nga të cilat, 10802 janë testime molekulare dhe 530 janë testime serologjike”- tha specialistja e ISHP-së .