TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndoka në një postim në Facebook, mbron bluzat e bardha, duke thënë se operacioni ishte vetëm një show për të hequr vëmendjen nga krimi.
Deputeti opozitar vijon më tej duke thënë se fajtorët për këtë situatë janë në Tiranë, duke nën kuptuar Ministrisë e Shëndetësisë.

Postimi i plotë
Pse u arrestuan “bluzat e bardha”, në Spitalin Rajonal në Shkodër?!
Policia nuk godet krimin, por personelin mjekësor!
Nuk është ligjore as etike, që për proçedura administrative, që planifikohen dhe vendosën në Ministrinë e Shendetesisë në Tiranë, e cila është përgjegjëse për; sasinë, cilësinë, çmimin dhe çdo gjë tjetër, të arrestohen ato që shërbejnë dhe punojnë me pacientët 24 orë.
Goditja ndaj personelit mjekësor në grup, është rast i paprecident dhe i papranueshëm.
Fajtorët janë në Tiranë, duke filluar nga koka (ministri), Drejtoria e Planifikimit dhe Shpërndarjes në ministri dhe pjesa tjetër administrative.
Ndaj ky aksion policor është abuziv dhe i qëllimshëm; thjesht për të tërhequr vëmendjen nga bandat dhe kriminelët, më të cilët drejtuesit e Policisë së Shtetit shtrojnë dreka e darka ço ditë me to.
Ky “shoë” policor duhej të kursehej në këto rrethana dhe kushte; kur opinioni në tërësi dhe qytetarët e Shkodrës në veçanti presin goditjen e grupeve kriminale dhe elementëve të rrezikshëm, që veprojnë çdo ditë nën “hundën” e policisë.
Policia nuk goditi xhaketat e zeza të krimit, por bluzat e bardha të shëndetësisë.