TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti francez Emmanuel Macron është shprehur pro dialogut në Mesdheun Lindor. Ai ka shkruar në Twitter një mesazh në gjuhën turke, duke i çuar një mesazh të qartë Recep Tayp Erdogan.
“Në Ajaccio i dërguam Turqisë një mesazh të qartë, të rihapim një dialog të përgjegjshëm me qëllim të mirë dhe jo naiv. Kjo thirrje tani është gjithashtu edhe një thirrje e Parlamentit Evropian. Me sa duket edhe është përcjellë. Le të përparojmë”, shkruan Macron.
https://twitter.com/EmmanuelMacron/status/1307210250852933633?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1307210250852933633%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fmacron-mesazh-ne-gjuhen-turke-te-rihapim-nje-dialog-te-pergjegjshem-ne-mesdheun-lindor%2F
Presidenti turk deklaroi ditën e djeshme se tërheqja e anijes turke “Oruc Reis” nga ujërat e Mesdheut Lindor ishte një qasje e arsyeshme për t’i dhënë diplomacisë një shans, si dhe për të treguar një qasje pozitive ndaj diplomacisë