TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 54-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj të bijës së tij të mitur.
Po ashtu policia njofton se shtetasi E. S., 54 vjeç, banues në Krujë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Njoftimi i policisë:
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
E.S., 54 vjeç, banues në Krujë, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.