AKTUALITET, 19 Shtator 2020, 19:00

Aksident në Durrës, makina përplas motorin, dy të plagosur në spital

Aksident në Durrës, makina përplas motorin, dy të plagosur

Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës orës 16:50.

Një makinë përplasi një motor në fshatin në Pjezë në aksin Plepa-Ndroq, rruga e vjetër Durrës -Tiranë.

Drejtuesi i motorit dhe pasagjeri janë dërguar në spital dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për rastin