TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas akuzave nga opozita mbi formulën që paraqiti shumica socialiste për hapjen 100% të listave.
“Propozimi i referohet një modeli që e kanë disa vende demokratike që përdorin listat e hapura, cdo propozim është i diskutueshëm. Uroj që opozita jashtë parlamentit mos të humbasë kohë, se koha nuk pret, votimi i ligjit zgjedhor është vetëm hapja e një procesi, ku më pas duhet të zbatohet.
Në ligjin zgjedhor kemi edhe angazhimin për identifikimin elektronik, sa më shumë kohë humbet aq më pak bëhet e mundur implementimi i këtij sistemi. Opozita është e mirëpritur që të japë alternativa, por që të pengojë procesin sikur e ka zakon duhet ta harrojë, nuk do të presim në pafundësi” tha Rama