AKTUALITET, 19 Shtator 2020, 18:54

Italia shënon 24 të vdekur në 24 orët e fundit nga koronavirusi, 1638 të infektuar

Italia shënon 24 të vdekur në 24 orët e fundit nga

Italia vazhdon të shënojë viktima nga koronavirusi, por se tashmë shifrat janë ulur në mënyrë të ndjeshme, pas masave të marra nga ana e institucioneve shëndetësore.

Në 24 orët e fundit, në shtetin fqinj, kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 24 persona.

Po ashtu, në orët e fundit në Itali janë infektuar me virusin vdekjeprurës, 1638 njerëz.

Numri i të vdekurve në total për shkak të koronavirusit në Itali është 35,692 persona.

Numri total i të infektuarve në total në Itali për shkak të virusit është 296,569 individë.

Italia ishte ndër shtetet më të prekura nga koronavirusi në fillim të pandemisë, ndërsa pas masave të marra, duket se situata paraqitet më e stabilizuar.