TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ky është viktima, Idajet Dulla, i cili dyshohet u vra me thikë në zemër nga Arbër Koti, pasditen e sotme në Durrës.
Arbër Koti, shofer i një fugoni dyshohet se është konfliktuar me viktimën Idajet Dulla, 34-vjeç, ky i fundit i cili ishte me makinën e tij personale, për çështjen e rrugës ku kalojnë makinat.
Dulla u gjet pa shenja jete nga gruaja e tij. Viktima u transportua në morgun e spitalit të Durrësit.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.