TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha pas takimit kokë më kokë me ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim ka deklaruar se prioritet i PD është realizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Sipas Bashës, reforma zgjedhore do të përfundojë brenda afatit të përcaktuar, ndërkohë që tha se synimi është që të largohet qeveria aktuale nëpërmjet votimeve të lira.
Për kreun e PD-së, qëndrimi i demokratëve është që qytetarët të votojnë të lirë dhe jo të ndikohen nga blerja e votave apo kërcënimi i bandave.
Ai tha se vetëm votimet e lira do të mund ta zgjidhin ngërçin në të cilin ndodhet vendi, njëkohësisht sipas tij që Shqipëria të mos mbetet peng e së shkuarës.
“Organizimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është prioritet i opozitës së bashkuar. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për t’u garantuar shqiptarëve t’i drejtohen një orë e më parë kutive të votimit dhe të zgjedhin me votën e tyre të lirë dhe të pandikuar nga bandat kríminale, nga shitblerja e votës, të pandikuar nga paratë e korrupsionit qeverinë e tyre”, tha Basha.