TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkëkryetari i Reformës Zgjedhore, socialisti Damian Gjiknuri në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Këshillit Politik tregoi se palët kishin rënë dakord për disa nga pikat e propozuara nga opozita, megjithëse ende kishte çështje për diskutim.
Gjiknuri theksoi se u dakordësua që zgjedhjet nuk do të mbahen më në qershor, por janë shtyrë. Sipas tij, kjo ishte një periudhë shumë e mirë pasi edhe sezoni turistik nuk prekej dhe numri emigrantëve jashtë vendit do të ishte me i vogël, duke rritur kështu numrin e pjesëmarrëve në votime. Periudhat e zgjedhjeve të propozuara nga opozita janë 15 prill-15 maj dhe 15 tetor–15 nëntor.
“Ishte një mbledhje e vlefshme, me shumë debate dhe disa marrëveshje konsensuale me një grup çështjesh. U pranua nga të gjitha palët që periudha zgjedhore të shkurtohet.
Ky ishte një konsensus që reflektonte një kërkesë të kahershme të gjithë aktorëve politike dhe industrisë turistike. Është një periudhë shumë e mirë në Shqipëri, pasi ka më pakë emigratë që shkojnë në vendet fqinje dhe rrjedhimisht numri i pjesëmarrëve në votime do të jetë më i lartë.
Ramë dakord edhe për parimin e kuotës gjinore që një në tre emra të jetë nga gjinia femërore dhe të shoqëruara nga sanksionet përkatëse, por ende nuk e kemi një model përfundimtar.
Ramë dakord që të kemi financimin miks për fushatat. Qeveria ka marrë përsipër që të shtojë vlerën totale që do të jepet për fushatën zgjedhore. Akoma kemi disa çështje që na ndajnë këtu, por shumica është dakordësuar. Mbledhja e javës do të jetë ditën e enjte”, tha Gjiknuri.
Propozimi i opozites per periudhen zgjedhore
Periudha zgjedhore
Opozita kërkon shkurtimin e periudhës zgjedhore në të dy sezonet e parashikuar aktualë. Nga 3 muaj kërkohet që të bëhet 1 muaj. Opozita propozon që zgjedhjet të mos zhvillohen në periudha që ndikojnë në sezonin turistik, por t’u jepet qytetarëve çdo mundësi për të ushtruar të drejtën e votës. Periudhat e zgjedhjeve të propozuara nga opozita janë 15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor – 15 Nëntor.