AKTUALITET, 26 Maj 2020, 13:29

Yuri Kim do të takohet sot me Lulzim Bashën, ja kur mbërrin në selinë e PD

Yuri Kim do të takohet sot me Lulzim Bashën, ja kur mbërrin


Ambasadorja Amerikane Juri Kim, do të zhvillojë një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Burime nga Partia Demokratike, bëjnë me dije se takimi pritet të zhvillohet rreth orës 14.30, në Selinë e PD-së.

Takimin e kishte paralajmëruar më herët vetë Ambasada e SHBA-se në vendin tonë, në mbyllje të një takimi të zhvilluar në Kryeministri, në 19 maj, me shefin e Qeverise, Edi Rama.

Kujtojmë se në atë takim, Ambasadorja e SHBA Yuri Kim theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE.

“Ata u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë. Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti”- theksoi në atë kohë ambasada.

Se fundi, Ambasadorja Kim ka qenë e prerë teksa ka bërë apel për Reformën në Drejtësi dhe atë Zgjedhore, duke u kërkuar palëve të mos bëjnë më lojëra politike.