TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Reggio Calabrias, Itali ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, ditën e sotme.
Policia njofton se i arrestuari është shtetasi A. Ç., 48 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, për të cilin drejtësia italiane kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Trāfik nārkotikësh” dhe “Organizatë kríminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Bëhet e ditur se ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar nga Spanja drejt Italisë, një sasi lënde nārkotike të llojit kōkainë, me qëllim për ta shitur në Itali.
Njoftimi i policisë:
Elbasan
Bie në prangat e Policisë një 48-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar për trāfik nārkotikësh.
Operacioni nga DVP Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana.
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, Departamentit të Policisë Kríminale, Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe autoriteteve policore italiane, u bë i mundur lokalizimi në Elbasan dhe arrestimi i shtetasit A. Ç., 48 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Reggio Calabrias, Itali, më datë 17.02.2020 i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Trāfik nārkotikësh” dhe “Organizatë kríminale”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Ky shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka trafikuar nga Spanja drejt Italisë, një sasi lënde nārkotike të llojit kōkainë, me qëllim për ta shitur në Itali.
Arrestimi provizor u krye me qellim ekstradimin e tij drejt Italisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Italisë.