TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas përfundimit të takimit me kryetarin e PD-së Lulzim Basha, ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim dha detaje nga takimi kokë më kokë. Diplomatja e huaj theksoi se diskutimi ishte fokusuar tek e ardhmja, dhe jo tek e shkuara. Po ashtu ajo qartësoi se 31 maj nuk është afat i vendosur nga SHBA për miratimin e reformës zgjedhore.
Fjala e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim:
Sapo zhvilluam një takim shumë të rëndësishëm dhe isha shumë e kënaqur që të takoja kryetarin e opozitës Lulzim Basha.
Diskutimi ynë ishte i fokusuar për të ardhmen dhe jo për të shkuarën.
Në veçanti ne folëm për rëndësinë se si udhëheqësit shqiptarë duhet të përmbushin pritjet e popullit shqiptar, për të përfunduar reformën zgjedhore deri në 31 maj.
Ky nuk është afat kohor i vendosur nga ambasada e SHBA apo ndonjë faktor tjetër i jashtëm. Ky është një afat kohor që e kanë vendosur mbi vetëm e tyre, veç udhëheqësit.
Opozita ka një punë shumë të vështirë para saj, por ndihem shumë e inkurajuar nga diskutimi i zhvilluar këtë pasdite dhe pres me kënaqësi rezultatin.