AKTUALITET, 7 Nëntor 2020, 16:08

Zëdhënësi i Presidentit/ Blushi-Ramës: Esadist i fëlliqur, mbaji shënim këto tri porosi!

Zëdhënësi i Presidentit/ Blushi-Ramës: Esadist i

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, është përgjigjur kryeministrit Rama, pas pyetjes së këtij të fundit drejtuar Metës, Berishës e Bashës, se përse kanë votuar pro raportit të Dick Marty në Këshillin e Europës.

Statusi i plotë i Tedi Blushit

Edvin Kristaq Tradhtia, armiku më i egër i kombit shqiptar, pupaci i fëlliqur i qarqeve më antishqiptare në planet, fyesi më i ndyrë i luftës së UÇK-së e gjakut të Dëshmorëve, nxitësi më i flaktë i urrejtjes ndaj Kosovës nëpërmjet veglave të UDB-së në Prishtinë e Tiranë, frikacaku që kalon Morinën me antiplumb dhe makinë të blinduar nga frika e ndëshkimit kombëtar, ka bërë sot një pyetje publike.

E ftojmë Esadistin të dalë në përballje me Presidentin Meta para të gjithë kombit shqiptar dhe për të marrë përgjigjen sy më sy.

Sa për mufkat që lëshon nga Twitter-i, as meritojnë përgjigje.

Kush të urdhëroi ty KryePis të hidhje në gjyq Kryeministrin e Kosovës?

Pse nuk ta mbajti të shkoje në gjyq o këlysh i rrahur që i vogël?

Edvin Kristaq Tradhtia dëgjoji mirë dhe mbaji shënim këto tre porosi:

1. Ju shmange gjyqit që hape në Prishtinë por drejtësisë së kombit shqiptar nuk ke për t’i shpëtuar kurrë!

2. Mos e përmend më Presidentin Ilir Meta për çështjen e Kosovës dhe çështjen kombëtare se nuk do kesh kohë as të pendohesh o Esadist i fëlliqur!

3. Nuk do ketë Kim Philby që të të shpëtojë!