AKTUALITET, 5 Korrik 2018, 22:33

Majko sherr me Ramën në parlament, braktis votimin për Teatrin

Majko sherr me Ramën në parlament, braktis votimin për Teatrin

Ministri për Disaporën, Pandeli Majko nuk ka marrë pjesë në votimin e parlamentit për Teatrin Kombëtar.

Ai njihet si një nga zërat kundër prishjes së godinës ekzistuese, megjithëse nuk ka folur publikisht.

Përpara se të niste votimi, Majko është larguar nga parlamenti.

Deputeti i PD-së Florian Mima tha në fjalën e tij se kreu i qeverisë e largoi Majkon nga salla.

Deputetë të PD-së thanë se kanë parë Ramën që i bëri presion Majkos.

Sipas këtyre burimeve Rama i ka thënë i nervozuar: “Nëse nuk do të votosh, ik ne shpi. Mua mos me bej numra”.

Pas këtyre fjalëve Majko doli i nervozuar.