AKTUALITET, 29 Maj 2018, 12:29

LSI përçahet edhe për bojkotin e komisioneve. Pas Haxhinastos, tjetër deputet kundër Kryemadhit

Edmond Haxhinasto duket se nuk ka qene dakort me vendimin e opozites per te bojkotuar punen e komisioneve parlamentare.

Deputeti i LSI sot i ka dale kundër qëndrimit të kryetares se partise, Monika Kryemadhit dhe eshte pare duke qëndruaar në Komisionin e Ekonomise, pasi koleget e tij opozitare u larguan, sic shihet ne foton me poshte.

Nderkohe, nje ore me vone, e njejta situate eshte perseritur ne Komisionin e Ligjeve. Nasip Naco, ish minister i Drejtesise gjate kohes se koalicionit PS-LSI, nuk i eshte bindur vendimit te partise dhe opozites per te lene komisionin ne perfundim te debatit, por ka qendruar ne mbledhje. Nuk dihet nëse ky është vendim i dy eksponentëve të LSI-së, ose një kërkesë e vetë kryetares Kryemadhi.

naco ne komision