AKTUALITET, 29 Maj 2018, 09:53

Deputeti demokrat, bast publik për audio-përgjimin “Babale”-Xhafaj: Do dalë fals

Deputeti demokrat, bast publik për audio-përgjimin

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është i bindur se përgjimi i publikuar nga Partia Demokratike dhe që tashmë ka shkuar në Itali për ekspertizë, do të dalë fals.

Sipas Alibeajt, përgjimin jo-autentik do ta nxjerrë “prokuroria e Ramës dhe Xhafajt”.

“Bast që audio përgjimi do dalë fals. Bast publik.

Prokuroria e Ramës dhe Xhafajt do ta nxjerrë fals. Këtu do jemi”, u shpreh Alibeaj në Ora News.