AKTUALITET, 29 Maj 2018, 12:02

Komisioni i ligjeve zhvillohet me debate, PD: Marka e kësaj mazhorance në Europë është eksporti i drogës

Komisioni i ligjeve zhvillohet me debate, PD: Marka e kësaj mazhorance

Ashtu siç u vendos një ditë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, deputetët demokratë kanë vijuar në komisionet parlamentare betejën e tyre.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, deputetët demokratë kanë theksuar se protesta e së shtunës tregoi qëndrimin e shqiptarëve ndaj kësaj qeverie.

Pas kësaj, deputetët demokratë kanë bijuar akuzat për lidhjet e qeverisë në trafikun e drogës.

Marka e kësaj mazhorance në Europë është eksportimi i drogës e krimit. Dy ministra të Brendshëm, të lidhur drejtpërdrejt me drogën. Marka sot është jeshile, mund të jetë dhe e bardhë”, – u shprehën deputetët demokratë në Komision.