LIFESTYLE, 3 Mars 2018, 12:21

Rita Ora milionere, ndërsa i vëllai punon kamerier

Rita Ora milionere, ndërsa i vëllai punon kamerier

Shqiptarja Rita Ora është një ndër këngëtaret më të paguara në Britani. Sipas “Forbes” ajo në llogarinë e saj bankare numëron 20 milion paund.

Pavarësisht se sa e pasur është vajza e tyre, familja e saj merret me një biznes të vogël në Londër ku gatuajnë ushqime tradicionale shqiptare. Nëna e Ritës, Vera Ora ka publikuar në “Instastory” një foto të djalit të saj që i ka befasuar të gjithë.

“Don Ora në aksion”, shkruan Vera në foton ku shfaqet i biri duke shërbyer si kamerier.

Ndërsa motra e tij merr 17 mijë paund në javë sipas “The Sun”, vëllai i saj nuk e ka problem të shërbejë si kamerier.

[gallery ids="76651,76648,76650,76649"]