LIFESTYLE, 9 Maj 2019, 13:48

Gaz Paja i jep fund beqarisë. Dalin detaje nga përgatitjet e dasmës


Aktori i njohur Gaz Paja siç duket këtë verë do ti jap fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tij me martesë.

Burime të sigurta për News31.al tregojnë se Gaz Paja, aktori i njohur i “Portokalli”-së do t’i japë fund beqarisë këtë verë teksa po bëhet gati për një dasmë të madhe.

Të njëjtat burime tregojnë se organizimi i festës i është besuar Alketa Vejsiut e cila prej disa kohësh po merret me të gjitha detajet e dasmës për të qenë e kuruar deri në detaje.

Ndonëse kanë disa vite bashkë, Gaz Paja dhe e dashura e tij Ira nuk kanë preferuar ta bëjnë shumë mediatike historinë e tyre megjithatë paparacët kanë mundur t’i fotografojnë në vendet që kanë frekuentuar bashkë.