TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Enriko Papa vazhdon të jetë vendimtar në Rumani.
Ish-mesfushori i Tiranës dhe Lushnjës spikati edhe në duelin e fundit mes Astras dhe Botosanit duke shënuar golin e avantazhit provizor në barazimin 1-1 që regjistroi skuadra e tij.
Në minutën e 43-të Papa mori topin në hyrje të zonës dhe lëshoi një goditje shumë të bukur, duke tundur rrjetën, pasi sfera preku fillimisht traversën. Në pjesën e dytë erdhi edhe goli i barazimit nga Astra Giurgiu.
Papa në këtë sezon me Botosanin është aktivizuar në 15 ndeshje duke realizuar dhe tre gola, shifra të mirë këto për një mesfushor.