SPORT, 17 Mars 2021, 19:39

Tjetër rast me koronavirus tek Interi, Conte humbet kapitenin e ekipit

Tjetër rast me koronavirus tek Interi, Conte humbet kapitenin e ekipit

Tjetër rast me koronavirus tek Interi. Diten e djeshme rezultoi Danilo D’Ambrosio pozitiv me Covid-19, teksa të njëjtin fat ka pësuar edhe Samir Handanovic.

Portieri dhe kapiteni i skuadrës zikaltër të Antonio Contes, ka nisur menjëherë karantinën sapo ka marrë përgjigjen e testit të kryer.

36-vjeçari slloven do të mungojë në duelin e radhës në kampionat. Interi pret Sassuolon në “San Siro” ditën e shtunë, ndeshje që nis prej orës 20:45.

https://twitter.com/DiMarzio/status/1372247941004546054?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1372247941004546054%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Ftjeter-rast-me-koronavirus-tek-interi-conte-humbet-kapitenin-e-ekipit%2F