AKTUALITET, 23 Tetor 2018, 08:45

DETAJE/ Kush është pronari që iu dogj servisi, u arrestua para disa ditësh

DETAJE/ Kush është pronari që iu dogj servisi, u arrestua para

Gjatë orëve të para të mëngjesit u dogj servisi i automjeteve në pronësi të 37 vjeçarit Elton (Kastriot) Kila në Elbasan.

Pronari i biznesit banues në lagjen “Qemal Stafa”, rezulton i arrestuar 5 ditë më parë gjatë aksionit të policisë në Elbasan.

Kila u arrestua për llogari të autoriteteve italiane, pasi ndaj tij është lëshuar urdhër ndalimi në datë 11.09.2018, për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallëzim i rremë”.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar zjarrvënësit e servisit në lagjen “Skënderbej” në Elbasan. TPZ.AL