TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Mustafa Nano ka deklaruar në emisionin e sotëm “Provokacija” se politikani, i cili nuk pëlqen ta intervistojë është kryeministri Edi Rama.
Teksa diskutonte me kolegen Eni Vasili sa i takon sjelljes së politikanëve gjatë intervistave, Nano sqaroi: “Për mua, Edi Rama nuk është robi i duhur për tu intervistuar. E kam pasur në studio por nuk më çliron”, shkruan politiko.al.
Nga ana tjetër, Vasili duke shpjeguar trendin e audiencës, tha se ka konstatuar që politikanët e lartë, si Rama, Basha, Meta dhe Berisha kanë më shumë audiencë sesa debatet mes deputetëve.