AKTUALITET, 3 Shkurt 2020, 09:14

Lirimi i Endrit Dokles, “shëtitja” e Dajtit në ish-Bllok dhe dëbimi i gylenistit/ Sot në Kuvend tre interpelanca


Ditën e sotme në Kuvend do të zhvillohen tre interpelanca. Interpelanca e parë urgjente është kërkuar nga deputeti Artur Roshi me ministrin e Brendshëm, Sandër Leshajn, për ekstradimin e mësuesit turk, Harun Çelik, por edhe për çështje të tjera, përfshirë kanabisin.

Interpelanca e dytë është kërkuar nga shtatë deputetët e opozitës parlamentare me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj për situatën në burgje, emërimet, shkarkimet, lirimin e Endrit Dokles por edhe rastin e ‘shëtitjes’ së Dritan Dajtit në “ish-Bllok”.

Ndërsa interpelanca e tretë është thirrur po nga deputetët e opozitës së re me ministrin Klosi për dëmtimet serioze të sipërfaqeve të mëdha pyjore halore në rrethin e Korçës, Kolonjës, Pukës, Mirditës, Peshkopisë Në orën 15:00 do të mbajë një fjalim Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli.

Rendi i ditës: