AKTUALITET, 2 Shkurt 2020, 19:43

Pas Londrës, “sulm terrorist” në Belgjikë. Policia belge ekzekuton burrin e armatosur

Pas Londrës, “sulm terrorist” në Belgjikë. Policia

Vetëm pak minuta pas sulmit të dyshuar terrorist në Londër, një i tillë i ngjashëm ka ndodhur në qytetin Gent të Belgjikës.

Policia belge ka ekzekutuar një person, pasi dëshmitarët kanë treguar se ai kishte therur dy njerëz në rrugë. Dyshohet se i dyshuari u plagos nga oficerët në Gent pas incidentit në Bevrijdingslaan.

Autoritetet po hetojnë nëse rasti i Belgjikës dhe ai i Londrës kanë lidhje apo jo me njëri-tjetrin. Të dy agresorët kanë plagosur njerëz në rrugë dhe që të dy u vranë nga policia.