TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një i ri shqiptar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në Greqi. Lajmin e bëjnë të ditur mediat greke ku raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elassona të Larisas.
Sipas informacioneve i riu shqiptar është i moshës 24-vjeç ndërkohë që nuk bëhet i ditur identiteti i tij. Ka qenë pronari i një ferme në zonën e Vodianas që e ka gjetur të varur shqiptarin të shtunën në mbrëmje.
Mësohet se i riu punonte si bari në Greqi, ndërsa nuk janë të qarta shkaqet që e kanë çuar në aktin ekstrem. Ai menjëherë njoftoi policinë, të cilët kanë nisur hetimet për për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.