TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 70-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Shkodër, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një apartament.
Mësohet se zjarri ka rënë në katin e 5-të të një pallati në unazën e qytetit të Shkodrës, ndërsa i moshuari ka humbur jetën si pasojë e flakëve dhe asfiksisë nga tymi. Viktima është Ismet Abdurrahmani.
Shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe i menjëhershëm, duke bërë që i moshuari të mos mbijetojë dot.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse, ndërsa flakët vijojnë të “përpijnë” apartamentin. Banorët e pallatit janë evakuuar, ndersa trupi i të moshuarit është dërgua në morgun e Spitalit Rajonal të Shkodrës.