AKTUALITET, 3 Qershor 2021, 11:54

Ligji për Teatrin Kombëtar, vijon seanca në Kushtetuese, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Të thirren si dëshmitarë Rama dhe Braçe

Ligji për Teatrin Kombëtar, vijon seanca në Kushtetuese, Aleanca

Vijon në Gjykatën Kushtetuese seanca për ligjin special për ndërtimin e teatrit të ri, si dhe kalimin e truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë Tiranë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit palë e përfshirë në procesin për ligjin e Teatrit Kombëtar pas padisë së Presidentit të Republikës ka kërkuar thirrjen si dëshmitarë të kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministrit Erion Braçe.

Më herët ishte përfaqësuesi ligjor i Presidentit të Republikës, z. Bledar Dervishi që kërkoi thirrjen e disa dëshmitarëve.

Përfaqësuesi i Presidentit ka paraqitur listën e dëshmitarëve dhe konkretisht kërkon thirrjen si dëshmitarë të dy senatorëve italianë që e kanë ngritur çështjen në parlamentin italian, përfaqësues të Europa Nostra etj.

1. Erviko Aimi (dhe dy të tjerë), senatorë të Republikës Italiane. Kemi folur paraprakisht, janë dakord të vijnë këtu, pasi kanë interes për mbrojtjen e trashëgimisë së ndërtimeve të bëra nga italianët.

2. Përfaqësues të Europa Nostra

3. Përfaqësues të KLSH

4. Albana Vokshi që e ka mbrojtur çështjen në Komisionin e Medias

5. Bujar Leskaj, ish-kreu i KLSH

6. Shoqata e Bashkive të Shqipërisë e përfaqësuar nga Voltana Ademi

7. Erjon Veliaj

8. Arbi Mzniku

9. Toni Gogu

10. Behar Zeneli

11. Artan Lame

12. Artan Shkreli

13. Mirela Kumbaro

14. Elva Margariti.