TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Katër persona kanë rënë në pranga nga policia në Shkodër për dhënie ndihmë të kalimit të paligjshem të kufirit.
Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në baze te informacioneve policore dhe një pune të mirëfilltë hetimore, u finalizua me sukses operacioni “Wrong Way”, ku u arrestuan ne flagrancë shtetasit:
Bashkim Alijaj , 35 vjeç, banues në Tiranë
Halil Hafuzi , 43 vjeç, banues në Shkoze, Tiranë
Gentjan Boçku , 43 vjeç, banues në Bathore, Tiranë
Adem Çela, 32 vjeç, banues në Bathore, Tiranë
Arrestimi i tyre u bë pasi në hyrje të qytetit në lagjen “Bahçallek” Shkodër, u kapën duke transportuar 15 shtetas të huaj të vendeve të treta me qëllim kalimin e tyre nga R. SH. nëpërmjet kufirit të gjelbër drejt Malit të Zi, e më pas destinacion final kishin vendet e BE.
Në kuadër të ketij operacioni u sekuestruan 4 automjetet me të cilat po benin transportimin e shtetasve të huaj.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, parashikuar nga neni 297 i Kodit Penal.